Sofrashkodrane.info E Ejte, 28-11-2024, 4:36:36 PM
Welcome Guest
MENUJA

MINI CHAT





Main » FAQ [ New question ]

    Ne takimin e G20-es ne Pittsburgh eshte arritur nje marreveshje per kufizimin e bonusve ne sektorin financiar, sipas nje dokumenti final te nenshkruar.

Lideret e G20-es kane arritur edhe nje tjeter marreveshje per te avituar nje ndalim te parakohshem te masave per ringritjen e ekonomise.

Gjithashtu eshte vendosur qe G20-ta te behet nje keshill permanent qe do te sherbeje per te bashkerenduar veprimtarine ekonomike nderkombetare.

Nderkohe vazhdojne perleshjet ne qendren e Pensilvanise ku po zhvillohet takimi. 15 persona jane vene ne pranga nga policia.

Sipas forcave te rendit, nje prej manifestuesve eshte arrestuar per nxitje te dhunes, kater te tjere per organizimin e nje sulmi, ndersa te tjeret pasi refuzuan per t’u larguar nga nje proteste e paautorizuar.

G20 eshte mbledhur per here te trete kete vit per te percaktuar rregullat financiare te se ardhmes ne menyre qe te evitohet nje krize e re.

 

 Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zhvilluar nje takim te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama, gjate nje pritjeje te organizuar nga ky i fundit per te gjithe kreret e shteteve qe po marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Gjate takimit, Berisha i ka shprehur shefit te Shtepise se Bardhe ndjenjat me te larta miqesore qe ekzistojne mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe gatishmerine e tij per bashkepunim.

“Ju zoti President do te gjeni kombin me miqesor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe une shpresoj shume qe ju te vini ne vendin tim”, ka deklaruar Berisha, i cili e ka ftuar Obamen te vizitoje Shqiperine.

Ndersa Obama, nga ana e tij ka vleresuar mbeshtetjen e Shqiperise, si dhe ka shprehur vleresimin e tij me te mire per popullin shqiptar.

“Kur punoja ne Cikago kam pasur mundesi te takoj dhe te punoj me disa shqiptare, te cilet me kane lene mbresat me te mira”, eshte shprehur Obama.


Kjo do te jete vjeshta e Michael Jackson. Pas lajmit per publikimin e nje filmi-dokumentar qe do shfaqet ne fund te muajit, ne tetor vjen edhe albumi i ri i ish mbretit te pop-it.

Kenga qe do paraprije albumin “This is it” njelloj si filmi, shoqerohet edhe nga 5 koriste. Pak dite pas vdekjes se Jackson qarkullonin zera per kenge te gjetura ne kompjuterin e tij dhe te papublikuara me pare.

Sipas faqes zyrtare te Jacko edhe albumi titullohet “This is it” dhe ne te do publikohen kenge te vjetra por edhe disa pjese remix e nje poeme e recituar nga vete Michael e titulluar "Planet Earth". Kenga e pare do publikohet ne 12 tetor, ndersa i gjithe albumi 14 dite me pas.


Justin Timberlake do te marre pjese ne nje film qe flet per famen qe ka marre rrjeti social “Facebook”.

Kengetari i cili se fundmi i eshte perkushtuar aktrimit, do te luaje rolin e Sean Parker, i cili u be presidenti i “Founders Fund of Facebook”.

Filmi do te fokusohet ne suksesin e menjehershem qe pati faqja e njohur e internetit dhe se si ajo u krijua ne Universitetin e Harvardit ne 2004-en.

Karakteri kryesor, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do te luhet nga Jesse Eisenberg.

Justin duket se e ka marre aktrimin shume seriozisht teksa u nderua kete jave me cmimin “Emmy” per shfaqjen e tij ne “Saturday Night Live”.


Indentifikohu

Kerkime

Partneret tane
Il sito di Sibicand

Kalendari

Votoni per ne
http://gentiani-top.site90.com//

Statusi i sitit






                                                                                    Copyright MyCorp © 2009-2010 Sofrashkodrane.info